E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Irani përgënjeshtron rivalët: Ali Khamenei është gjallë!
Lajme

Irani përgënjeshtron rivalët: Ali Khamenei është gjallë!

Raportimet e mediave izraelite për një goditje të mundshme fatale ndaj Udhëheqësit Suprem të Iranit kanë shkaktuar reagime të menjëhershme nga Teherani.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, deklaroi për ABC News se si presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian, ashtu edhe Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei, janë “shëndoshë e mirë” dhe plotësisht të sigurt.

Deklarata erdhi pas një vale spekulimesh të përhapura nga disa media izraelite, të cilat raportuan se gjatë sulmeve të fundit ajrore të kryera nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jenë goditur figura të rëndësishme të strukturës drejtuese iraniane.

Sipas këtyre raportimeve, sulmet e koordinuara kishin në shënjestër disa zyrtarë të lartë të regjimit në Iran, madje disa media pretenduan se kishte “indikacione” që një nga goditjet mund të kishte qenë fatale për Khamenein. Megjithatë, deri tani nuk është publikuar asnjë provë konkrete apo konfirmim zyrtar që të mbështesë këto pretendime.

Reagimi i autoriteteve iraniane vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa përplasjet mes Iranit dhe Izraelit kanë hyrë në një fazë gjithnjë e më të rrezikshme. Situata është ndjekur me shqetësim nga komuniteti ndërkombëtar, për shkak të frikës për një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Deri në këto momente, nuk ka burime të pavarura që të konfirmojnë lajmet për një eliminim të mundshëm të Udhëheqësit Suprem iranian. Deklarata e fundit nga Teherani synon pikërisht të shuajë spekulimet që qarkulluan gjatë orëve të fundit në media dhe rrjetet sociale.

Ndërkohë, situata mbetet dinamike dhe informacionet vazhdojnë të përditësohen, ndërsa zhvillimet në rajon po ndiqen me vëmendje të madhe nga opinioni ndërkombëtar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.