E mërkurë, 28 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ironia! Rama premtoi në 2013 uljen e TVSH-së për ushqimet, fillon ta zbatojë në 2027
Ekonomi

Ironia! Rama premtoi në 2013 uljen e TVSH-së për ushqimet, fillon ta zbatojë në 2027

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Oltion Rrumbullaku, ka reaguar me ironi ndaj paketës së re fiskale të qeverisë, e cila parashikon uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për ushqimet bazë nga 20% në 6%.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rrumbullaku kujton se ulja e TVSH-së për ushqimet ishte premtuar që në vitin 2013, ndërsa propozimi për ndryshimin e saj vjen vetëm tani, me synim zbatimin në vitin 2027.

Sipas tij, qytetarët kanë përballuar për vite me radhë çmime të larta të produkteve ushqimore, ndërsa ai vë në pikëpyetje se kush do t’ua kompensojë kostot e këtyre viteve, kur masa e premtuar po shqyrtohet pas një vonese kaq të gjatë.

Rrumbullaku e lidh reagimin e tij edhe me situatën politike, duke argumentuar se qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe jo një tjetër nisje të qeverisjes pas 14 vitesh në pushtet.

“Kanë premtuar uljen e TVSH-së për ushqimet në vitin 2013 dhe e propozojnë për ndryshim në vitin 2027. Po 14 vjet nga jeta me ushqime të shtrenjta prej një premtimi të gënjeshtërt kush do të na i kthejë mbrapsht. Qytetarët kërkojnë dorëheqje, jo të filloni qeverisjen pas 14 vitesh shkatërrim të së ardhmes”, shkruan ai.

Në vijim, ish-zëvendësministri përdor edhe një tjetër gjuhë ironike ndaj kreut të qeverisë, duke pretenduar se propozimi i vonuar lidhet me rënien e mbështetjes për Ramën në sondazhe.

“Kjo është një tjetër shenjë që narko-Ramiu është shkatërruar në sondazhe. Po merr premtimet e vitit 2013 dhe po fillon t’i zbatojë sot”, shprehet Rrumbullaku.

Propozimi për uljen e TVSH-së për ushqimet bazë pritet të jetë pjesë e diskutimeve për paketën fiskale të vitit 2027. Debati politik për këtë masë përqendrohet te koha e ndërmarrjes së saj dhe ndikimi që mund të ketë në çmimet që paguajnë konsumatorët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.