E mërkurë, 28 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nis rindërtimi i rrugës dytësore Tiranë Durrës, mbyllet tenderi 4.3 mln euro
Lajme

Nis rindërtimi i rrugës dytësore Tiranë Durrës, mbyllet tenderi 4.3 mln euro

Bashkia e Tiranës ka përmbyllur procedurën e tenderit për projektin “Rikonstruksioni i rrugës dytësore Tiranë-Durrës për segmentin nga spitali Hygea deri tek Megatek, duke shpallur fitues bashkimin e operatorëve ekonomikë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k. & “Ergi” sh.p.k.

Vlera e ofertës së përzgjedhur është 4,3 milionë euro euro (386,510,064.08 lekë). Kjo ofertë u kualifikua si ajo me çmimin më të ulët mes operatorëve që plotësonin kriteret teknike, ndërsa afati i përcaktuar për realizimin e punimeve është 5 muaj kalendarikë nga nënshkrimi i kontratës.

Aksi rrugor në fjalë ka një gjatësi prej rreth 6.8 kilometrash dhe shtrihet paralel me autostradën Tiranë-Durrës, nga rrethrrotullimi i spitalit “Hygea” deri te mbikalimi i Rinasit.

Nis rindërtimi i rrugës dytësore Tiranë Durrës, mbyllet

Ky segment shërben si rrugë aksesi për zonën industriale dhe fshatrat përreth (si Laknas e Domje), si dhe për lehtësimin e fluksit të trafikut në autostradë. Gjendja ekzistuese e aksit karakterizohet nga dëmtime të konsiderueshme të shtresave të asfaltit, trotuare të amortizuara në masën 70% dhe mungesë të efikasitetit të rrjetit të ndriçimit publik e kanalizimeve të ujërave të shiut.

Sipas projekt-zbatimit, ndërhyrja teknike do të përfshijë gërmimin e strukturës ekzistuese dhe shtrimin e një pakete të re rrugore me katër shtresa: asfalt, binder, konglomerat bituminoz dhe stabilizant.

Karrexhata e re do të ketë një gjerësi prej 6.5 metrash, e ndarë në dy korsi me nga 3.25 metra për secilin sens lëvizjeje. Paralelisht, do të rindërtohen trotuaret me pllaka betoni vetështrënguese dhe rampa aksesueshmërie, si dhe do të mbillen pemë dekorative në çdo 6 metra distancë.

Për sa i përket infrastrukturës nëntokësore, ujërat e shiut do të sistemohen përmes pusetave të reja që do të shkarkojnë në kanalin e betonit që ARRSH po ndërton paralel me autostradën.

Gjithashtu, do të instalohet një rrjet i ri ndriçimi LED me shtylla çdo 28 metra, linja të reja nëntokësore për telefoninë e fibrat optike, si dhe një rrjet i dedikuar MNZ me hidrantë nëntokësorë në çdo 100 metra distancë./Kapitali

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.