E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ambasadori: Të gjitha mazhorancat në tranzicion kryejnë reformë në drejtësi
Lajme

Ish-ambasadori: Të gjitha mazhorancat në tranzicion kryejnë reformë në drejtësi

“Klasa politike që ka qenë në mazhorancë gjatë gjithë tranzicionit ka tentuar të bëjë një reformë në drejtësi”, kështu është shprehur ish-ambasadori Agim Nesho i ftuar në “Arena” në Ora News, teksa ka komentuar klimën e krijuar në politikën shqiptare.

Më tej Nesho është shprehur se ndërkombëtarët ndërhyjnë në politikën tonë kjo për shkak të mungesës së institucioneve solide në vend.

“Ne krijojmë klimën që ndërkombëtarët të jenë të tillë për shkak të mungesës së institucioneve solide në vendin tonë.  Protagonizëm të ambasadorëve nuk e gjen në vende të tjera. E quaj normale edhe veprimtarinë e opozitës ashtu siç e gjykon ajo. Ka një lëvizje të sforcuar dhe paragjykim. Ndërkombëtarët përkrahin ato që janë veprimtari dhe iniciative pozitive për popullin shqiptar”, ka thënë Agim Nesho.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.