E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish banorja e Big Brother Vip flet për tradhtinë nga partneri i saj
Showbiz

Ish banorja e Big Brother Vip flet për tradhtinë nga partneri i saj

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Diola Dosti, ka folur shpesh për raportin e saj të mbyllur me ish-partnerin me të cilin ka edhe 3 fëmijë.

Në një intervistë në “Ftesë në 5” ajo ka pranuar së fundmi se është tradhtuar nga ish-partneri i saj.

Të vënë përballë situatës nëse janë tradhtuar nga partneri me dikë që nuk e krahasojnë me veten, Diola u përgjigj me “po”. Sipas saj, tradhtia nuk falet dhe partnerin do e linte të shkonte me të dashurën e tij.

“Unë mendoj që në momentin që hyn një person tjetër, pra unë jam e para dhe ajo është e dyta, pra futet në mes, më mirë të mbajë të dytën. Aman të keqen ia kam falur se nuk e dua fare. Pra në momentin që bën një zgjedhje tjetër dhe unë investoj kaq shumë te vetja ime, në integritetin tim e për trajnime dhe ai zgjedh dikë tjetër… merre se ta kam falur”, tha ajo në emisionin “Ftesë në 5”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.