E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish bashkëshorti i vrau vajzën në Korfuz, nëna ka një apel: Vajzën s’e shihja prej 12 vitesh…
Lajme

Ish bashkëshorti i vrau vajzën në Korfuz, nëna ka një apel: Vajzën s’e shihja prej 12 vitesh…

Detaje të reja zbulohen pas vrasjes së 28-vjeçares shqiptare Anxhelina Petro nga babai i saj në Greqi, i cili më pas groposi në kopshtin pranë shtëpisë trupin e pajetë.

Prindërit ishin divorcuar disa vite më parë dhe Anxhelina Petro jetonte me babanë e saj Aleko Petro në Alepou të Korfuzit. Pjesa tjetër e familjes ndodhet në Berat. Pas ngjarjes, nëna e vajzës, Xhezmije Hoxhallari shprehet se të bijën, Anxhelinën nuk e shihte prej 12 vitesh, ndërsa me të bisedonte në telefon. Ajo kërkon ndihmë për kthimin e trupit në Berat, ndërsa ka edhe një apel për drejtësinë greke që të japë dënimin e merituar për ish-bashkëshortin e saj.

“Kisha 12 vite që nuk e shihja vajzën. Vetëm flisnim në telefon. Apeli im është që trupi i vajzës të kthehet në Berat për varrimin. Drejtësia të vihet në vend për ish-bashkëshortin”, shprehet Xhezmije Hoxhallari, nëna e Anxhelina Petros. Sipas mediave greke, motiv për vrasjen makabër ka qenë lidhja e 28-vjeçares shqiptare me një të ri afgan, lidhje të cilën nuk e pranonte babai i saj, Aleko Petro. Burri 52-vjeçar mësohet se e ka goditur vajzën disa herë me një shufër hekuri në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe më pas trupin e pajetë të të bijës e ka groposur në kopshtin pas shtëpisë për të humbur gjurmët.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.