E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-deputeti i PD: Problemet e partisë janë të mëdha, nuk zgjidhen me këto Kuvende
Lajme

Ish-deputeti i PD: Problemet e partisë janë të mëdha, nuk zgjidhen me këto Kuvende

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Këshillit Kombëtar, Romeo Gurakuqi tha se ka krijuar përshtypjen në PD prej momentit të djegies së mandateve në shkurt të 2019-s se vendimmarrja në parti nuk ishte e Lulzim Bashës.

“Logjika e veprimeve të tij ishte e kundërt me komunikimin me arsyetimin e tij në prapaskenë dhe me arsyetimin e përgjithshëm. Është një përshtypje nga larg. Për vendimmarrjet kryesore që kanë ndodhur, përfshirë edhe Kuvendin e fundit, ku asgjë nuk u krye. Problemi themelor që ka PD është me lirinë dhe të vërtetën”, tha ai.

Ish-deputeti u shpreh se ka një situatë konformizmi brenda partisë, ku të gjithë pajtohen me vendimmarrjen diku tjetër, ku as e shohin dhe as e dinë se ku.

“Ka një situatë konformizmi i përgjithshëm i të gjithë grupit parlamentar për t’u përkulur para një vendimmarrje që merret diku tjetër dhe nuk shihet se ku dhe që lidhet me qëndrimin e një opozite të djathtë në raport me pushtetin”, u shpreh ai.

Gurakuqi tha se problemet e PD janë të mëdha dhe ato nuk i zgjidh as 11 dhjetori dhe as 18 dhjetori. Ai u shpreh se personalisht është për një konventë përbashkuese madhore për demokratët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.