E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-deputeti i PD replikon me kryeministrin :“Rama s’mund të fusë kokën në rërën e Golemit si struci
Politikë

Ish-deputeti i PD replikon me kryeministrin :“Rama s’mund të fusë kokën në rërën e Golemit si struci

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka replikuar në distancë me Kryeministrin Rama për qëndrimet e tij për rënien e arsimit privat në Bashkinë e Kavajës.

Për Boçin shkaktar i vetëm për këtë rënie është vetë kreu i qeverisë, që sipas ish-deputetit e ia hoqi arsimin profesional dikasterit të Ministrisë së Arsimit dhe ia kaloi atë ish-ministrisë së Mirëqenies Sociale. “Numri i nxënësve, pavarësisht fryrjes së propagandës, ka ardhur duke rënë në vite.  Këtë e tregojnë qartë dhe statistikat e dala nga Ministria e arsimit dhe INSTAT-i Ramës.  Në 2018 ka më pak nxënës se në 2013-2014. (tabela) AFP vuan problemet e një ligji jo efikas të hartuar kuturu. Ka problem me kualifikimin e mësuesve, të bazave të praktikave e të konvikteve. Postsekondari vuan mospërputhjen me kërkesën që ka tregu i punës.

Ndërkohë që ndërhyrjet në infrastrukturë, për gjashtë vite numërohen me gishtat e njërës dorë. Fondi për konviktet, sasia dhe mënyra e përdorimit i kalon pushtetit lokal, por sasinë dhe termat e tjerë i përcakton qeveria. Ndaj Rama s’mund të hedhë gurin e të fshehë dorën. Nuk është Bashkia Kavajë përgjegjësja e dështimeve të tij që paratë e Arsimit i pakëson, ose i dedikon me PPP. Rama nuk mund të fusë as kokën në rërën e Golemit, si struc vendi”, shkruan Boçi.

Tabela-arsimi-profesional

Statusi i plotë i Luçiano Boçit

Sot në Golem Rama pa Visin, na paska zbuluar se ka dhe Arsim profesional!!!

Muaj pa folur për të. Vite pa u kujdesur për të.

Me siguri, po ta pyesësh se cila është ministria përgjegjëse e AFP, 100% nuk e di.

Nuk e di, sepse pasi e degdisi sa tek Ministria e Arsimit, (ku duhet të jetë në fakt) sa tek ish-Ministria e mirëqënies sociale, tani e ka futur në një zgëqe a kthinë të fshehur, në megaministrinë e Ekonomisë, Financës e Punës.

I lënë krejt pas dore e i harruar, Arsimi profesional nuk është as prioritet e as i financuar. Pjesa në buxhet, dedikuar atij mbetet në shifra simbolike.

Numri i nxënësve, pavarësisht fryrjes së propagandës, ka ardhur duke rënë në vite.

Këtë e tregojnë qartë dhe statistikat e dala nga Ministria e arsimit dhe INSTAT-i Ramës.

Në 2018 ka më pak nxënës se në 2013-2014. (tabela)

AFP vuan problemet e një ligji jo efikas të hartuar kuturu.

Ka problem me kualifikimin e mësuesve, të bazave të praktikave e të konvikteve.

Postsekondari vuan mospërputhjen me kërkesën që ka tregu i punës.

Ndërkohë që ndërhyrjet në infrastrukturë, për gjashtë vite numërohen me gishtat e njërës dorë.

Fondi për konviktet, sasia dhe mënyra e përdorimit i kalon pushtetit lokal, por sasinë dhe termat e tjerë i përcakton qeveria.

Ndaj Rama s’mund të hedhë gurin e të fshehë dorën.

Nuk është Bashkia Kavajë përgjegjësja e dështimeve të tij që paratë e Arsimit i pakëson, ose i dedikon me PPP.

Rama nuk mund të fusë as kokën në rërën e Golemit, si struc vendi.

Të të shajë dhe kullaxhiu, mister 20%, që betonizoi e vazhdon të betonizojë Tiranën, që kërkon të bëjë kullë duke lëvizur nga vendi dhe Lanën, është kulmi!

Se cili e shkatërroi Golemin përgjatë këtyre viteve, ne e kemi denoncuar me fakte.

Protesta ka për të të nxjerrë kokën dhe nga rëra dhe nga zyra!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.