Ish-deputeti i PS-së, Alfred Peza do të jetë drejtori i ri i RTSH-së
Alfred Peza do të jetë drejtori i ri i RTSH-së. Ish-deputeti, i cili shquhet për arritjen e madhe të kursimit të 1 milionë eurove brenda një viti, është shpërblyer edhe një herë me një post të lartë nga kryeministri Rama.
I papunë prej disa muajsh, pas shkarkimit nga “Panorama TV” me urdhër nga lart, Peza do të rikthehet kështu në detyrë, pas dorëheqjes nga posti i lartë në televizionin shtetëror të Enkelejd Jotit.
Në vitet e fundit Radio Televizioni Shqiptar është shndërruar në një burim të madh tenderësh dhe duket se i zgjedhuri për “të menaxhuar” gjithçka si duhet është pikërisht Alfred Peza, që njihet edhe për premtimin gjigant të binjakëzimit të klubit të Shkumbinit me Lazion në Itali.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



