E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-deputeti Oerd Bylykbashi: Rama po pregatitet për të vjedhur zgjedhjet
Publik News

Ish-deputeti Oerd Bylykbashi: Rama po pregatitet për të vjedhur zgjedhjet

Përmes një postimi në “Facebook”, anëtari i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, akuzon Kryeministrin Rama se po përdorë të njëjtën skemë për të manipuluar zgjedhjet si në vitin 2003, kur donte që të rikonfirmohej në krye të bashkisë së kryeqytetit.

“Njësoj si në zgjedhjet për bashkinë, të vitit 2003, kur për t’u rizgjedhur kryetar i Bashkisë së Tiranës, e çoi burrin e familjes në listën e zgjedhësve në Kombinat dhe gruan e çoi te QSUT-ja dhe kështu shpërndau mijëra zgjedhës nga një cep i Tiranës në tjetrin, tani Edi Rama po përpiqet të manipulojë listat e zgjedhësve me të njëjtën skemë. Zgjedhës që banojnë e votojnë prej 20 apo 30 vitesh në Tiranë apo qytete të tjera, i ka degdisur me vendbanim nëpër Shqipëri pa e ditur qytetarët. Qytetarët po ankohen përditë se shteti ua ka ndryshuar vendbanimin pa i pyetur dhe pa kërkesë të tyre, siç urdhëron ligji. Shkojnë për të marrë një certifikatë dhe e gjejnë veten të “internuar” në qytet apo fshat tjetër.

Kjo është e paligjshme dhe përbën vepër penale. Ndryshimi i fundit i ligjit të Gjendjes Civile me ndikim në zgjedhje, vetëm 5 muaj para zgjedhjeve, ýndryshim me të cilin qeveria heq sanksionet ýpër mosdeklarim të vendbanimit, janë vetëm një përpjekje e radhës e Ramës që të legjitimojë shkeljet dhe kaosin e listave të zgjedhësve.

Çdo manipulim në regjistrat e Gjendjes Civile është manipulim i listave të zgjedhësve. Edi Rama po i kthen standardet e zgjedhjeve te niveli skandaloz i viteve 2000-2003. Por, këto manipulime të trasha po dalin mbi ujë, do të bllokohen dhe shkelësit e ligjit deri te nëpunësit e Gjendjes Civile që falsifikojnë të dhënat do të përgjigjen.”, shkroi Bylykbashi.

Në vazhdën e kësaj tentative ishte sipas bylykbashit edhe ndryshimi i ligjit për Gjendjen Civile, që sipas tij me të drejtë u kthye nga Presidenti.

“Presidenti i Republikës ia ktheu mbrapsht këtë ligj me shkelje të standardeve të zgjedhjeve. Me shumë të drejtë ai ngriti alarmin për këtë përpjekje për manipulim ýtë listave nga qeveria. Por, Edi Ramës nuk i shohin sytë kur afron humbja e zgjedhjeve. Kur ka frikë se humb ai përpiqet te shkatërrojë zgjedhjetý. Pavarësisht tentativave të dëshpëruara, me 25 prill 2021 ai thjesht humb”, Shkroi Celibashi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.