E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish deputetja e LSI-së emërohet zv.Ministre e Brendshme
Lajme

Ish deputetja e LSI-së emërohet zv.Ministre e Brendshme

Silva Caka, ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, është rikthyer në detyrë publike, tashmë si zëvendësministre e Brendshme, sipas burimeve të konfirmuara nga portali Ekofin.al. Emërimi i saj u miratua në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, ku u shënua edhe shkarkimi i zëvendësministrit Andi Mahilaj nga i njëjti post.

Caka ka një profil të spikatur në fushën ligjore dhe parlamentare, me një karrierë të gjatë si juriste, pedagoge dhe politikane. Ajo ka shërbyer si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka qenë anëtare e komisioneve të rëndësishme, përfshirë atë për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, si dhe në Komisionin për Reformën në Drejtësi.

Ndër të tjera, Caka ka përfaqësuar Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve për Europën (ALDE). Ka ushtruar role drejtuese në Delegacionin e Miqësisë Shqipëri–Norvegji dhe në Aleancën e Grave Deputete.

Sipas ekofin.al, përveç Cakës, në mbledhjen e sotme të qeverisë janë bërë edhe ndryshime të tjera në nivel zëvendësministrash.

Mira Kapisyzi është liruar nga posti i zëvendësministres së Shëndetësisë dhe në vend të saj është emëruar Eugena Tomini, e cila rikthehet në këtë detyrë pas një kohe si drejtuese e ISHP-së.

Ndërkohë, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, detyra e zëvendësministres i është besuar ish-deputetes Edona Bilali.

Caka, sipas ekofin.al, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në komisionet për Reformën Zgjedhore, Ndryshimet Kushtetuese dhe hetimin e krimeve zgjedhore. Ajo ka qenë aktive edhe në hartimin e Kodit të Etikës për partitë politike nëpërmjet angazhimit me Westminster Foundation for Democracy dhe në procesin e Vetting-ut në politikë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.