Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha: Durrësi di të durojê dhe të ndëshkojë me votë
Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha thotë se opozita “do të vijë në pushtet” dhe në drejtim “do të jenë të rinjtë dhe të rejat”.
Në një postim në rrjetet sociale, Gjosha thotë se rinia do të kthehet në Shqipëri dhe “do ta ndalojnë politikën e shpopullimit”.
Postimi i plotë
Të kanë shqetësuar mijëra të rinjtë e Durrësit që duan ti thonë JO këtij regjimi. Të rinjtë do të kthehen në Shqipëri dhe do ta ndalojnë politikën e shpopullimit.
Më kot xhelozohesh nga lidhja jonë e fortë me rininë, opozita jo vetëm që do të vijë në qeveri por në drejtim do të jenë të rinjtë dhe të rejat, jo ata si puna juaj. Durrësi di të durojë, di të vlerësojë por di dhe të ndëshkojë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



