Ish-gruaja e Sokol Ballës zëvëndëson Gjiknurin/ Kush është ministrja e re që “fundosi” Albcontrol
Belinda Balluku është emëruar nga kryeministri i vendit, Edi Rama, në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, post të cilin e mbante Damian Gjiknuri.
Më herët, ministrja e re e MIE, ish-gruaja e gazetarit Sokol Balla, ka drejtuar Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun pranë Bashkisë së Tiranës.
Ndërsa prej pesë vitesh, Balluku mban postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të ‘Albcontrol,’ me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.
Por, Balluku është përfshirë në jo pak skandale gjatë këtyre viteve. Një nga portalet online, pak kohë më parë shkruante se Belinda Balluku dhe Këshilli Mbikëqyës kanë falimentuar “Albcontrol”-in, jo me llogari “zero-zero”, por me rreth 94 milionë euro borxhe, ndaj kontraktorëve vendas e të huaj, pa llogaritur detyrimet ndaj OSHEE, Ujësjëllës, tatime, dogana, mjedisit etj.
Në muajin shtator 2018, se rreth 180 milionë lekë në vit bileta avioni janë dhënë pa ju nënshtruar procedurave të prokurimit online.
Nga ana tjetër tender, “Albcontrol” në vitin 2016 ka lidhur një kontratë me vlerë 61 milionë lekë të vjetra për blerjen dhe instalimin e disa pajisjeve palestre. Sipas dokumentave të siguruara në atë kohë rezulton se ky institucion tashmë do të ketë pistë vrapimi, biçikletë, gira, gjyle etj.
Procedura e prokurimit publik dhe njoftimi i klasifikimit janë kryer në 3 qershor 2016 dhe kontrata është lidhur në datë 17 qershor 2016./
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



