Ish-kreu i Bandës së Durrësit Lulzim Berisha fshihej me letra bullgare
Detajet e para kanë dalë në dritë nga arrestimi në Spanjë i ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.
Mësohet Lul Berisha, i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, fshihej në Spanjë me letra bullgare.
Por informacione nga burimet e inteligjencës policore kanë ndihmuar në lokalizimin e 52-vjeçarit.
Autoritetet shqiptare kanë shkëmbyer informacionet me ato spanjollet dhe këta të fundit kanë organizuar një operacion, i cili u realizua me sukses.
Tashmë do të nisin procedurat për ekstradimin e ish-kreut të Bandës së Durrësit drejt Shqipërisë.
Berisha u arrestua në vitin 2006 për aktivitetin kriminal të bandës së Durrësit të kryer në vitet 19982000.
Ndaj tij u ngritën akuzat për veprat penale “Vrasjes me paramendim” të kryer në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”. 16 anëtarë të kësaj bande u dënuan në total me 245 vjet burgim nga ish-Gjykata për Krimet e Rënda.
Fillimisht, Lul Berisha u dënua me burgim të përjetshëm, por në vitin 2014, Gjykata e Lartë doli me një vendim të formës së prerë që e i zbuste dënimin dhe e detyronte atë të kryente vetëm 25 vite burg.
Në dhjetor të 2016-ës, ai u lirua nga burgu me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës me pretendimet e shkaqeve shëndetësore.
Në vitin 2020, Lulzim Berisha u shpall në kërkim për dy vrasjet e kryera në vitin 2005 ndaj Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, të cilët u zbardhën 15 vite më vonë.
Në të njejtin vit, Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e lirimit të tij me kusht.
Më vonë, në janar të 2022-shit, Prokuroria e Durrësit kërkoi arrestimin e Lul Berishës për dënimin e pashlyer
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



