E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kreu i Policisë sulmon Lleshajn: Futi frymën ushtarake në polici, ikja e tij s’kishte lidhje me vrasjen e Klodian Rashës
Lajme

Ish-kreu i Policisë sulmon Lleshajn: Futi frymën ushtarake në polici, ikja e tij s’kishte lidhje me vrasjen e Klodian Rashës

 

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, ka akzuar ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj se ka lejuar rekrutimet e militantëve, kanabizimin e Shqipërisë dhe rritjen e kriminalitetit, ndaj edhe Policia e Shtetit ndodhet në këtë gjendje.

Ai akuzon Lleshajn për futjen e një fryme ushtarake në polici.

“Unë kam një optikë dhe them se duke qenë se këto vite policia është kriminalizuar, përfshi kanabizimin, do arrinim deri këtu. Po ashtu në rekrutimin e efektivëve nuk i është kushtuar rëndësi disa të dhënave. Duhet që personi në fjalë dhe njerëzit e tij të jenë njerëz pa probleme, komisionin që i përzgjedh efektivët në 2013 e ka bërë ministri i Brendshëm, të huajt ekspertë nuk kanë marrë më pjesë, ishte pjesa e militantëve politikë që u fut në polici. Këta efektivë pas shkollimit bazë kanë kurse aftësimi, që mendoj se nuk e kanë kryer. Të gjitha këto hallka kanë munguar dhe arrijmë në atë ngjarje. Përgjegjësia është individuale, por duhet pranuar se policia është kthyer në një armatë militantësh, oficerët e ushtrisë pastaj që zoti Lleshaj i futi në polici. I bie rreth 1200 persona nga ushtria që futen në polici. Kam respekt, por ata janë përgatitur për diçka tjetër, jo për të qënë në polici”, tha Prençi.

Për sa i përket dorëheqjes së Lleshajt, Prençi u shpreh se vrasja e 25 vjeçarit i shërbeu Lleshajt që të gjente pretekstin për t’u larguar, pasi dorëheqja e ish-ministrit nuk kishte të bënte fare me këtë ngjarje.

’Unë dorëheqjen e Lleshajt s’e shoh të lidhur me ngjarjen. Ai shëtiste në Shqipëri prej muajsh me dorëheqjen në xhep, pritej o sot o nesër. Erdhi momenti dha dorëheqjen, por s’e lidh me ngjarjen. Është drejtues politik i Ministrisë së Brendshme, dhe realizon ato pikat, është menaxheri kryesor i saj. Nëse ka përgjegjësi qoftë dhe morale është drejtori i përgjithshëm i Policisë. Lleshaj gjeti rastin për të mbyllur historinë me Ministrinë e rendshmeB”, tha Prençi.

Prençi sqaroi për gazetaren Nisida Tufa gabimet e bëra nga policia, si në gjykimin e ngjarjes, ashtu edhe në komunikatën e shpërndarë për publikun.

Ahmet Prençi: Kjo është ngjarje padyshim e rëndë, aq më tepër kur implikohet policia. Çdo punonjësi i shkakton tronditje të thellë se nuk duhet të ndodhë. Ajo ngjarje u menaxhua keq nga policia. Policia duhet të tërhiqej nga veprimet hetimore kur i përfshirë është një polic, në këto raste thirret prokurori me delegim punonjësve të SHCBA. Këto gjëra nuk u bënë, pati një çoroditje nga policia, që duket si tentativë për të fshehur diçka. Komunikata e vetme që duhet të jepte ishte komunikata e vrasjes, përfshirja e policit dhe faktin që po e heton një prokuror. Këtu u dha komunikata dhe u cilësua si vrasje në kapërcim të mbrojtjes ekstreme, akuza ishte e paduhura.

Tufa: Mos ishte kjo tentativë për ta manipuluar ngjarjen?

Shemsi Prençi: Unë e sqarova si duhej bërë e gjitha pjesa tjetër është keqmenaxhim. Duhej institucion tjetër si Prokuroria për ta hetuar ngjarjen, duhej një njeri më i ftohtë që ta hetonte kështu shmangeshin edhe deklaratat kontradiktore që u dhanë në 2 apo 3 ditë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.