E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish- kryeministri Aleksandër Meksi sot  feston 85 vjetorin e lindjes
Lajme

Ish- kryeministri Aleksandër Meksi sot feston 85 vjetorin e lindjes

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi feston sot  85-vjetorin e lindjes. Readaksia e “PUBLIK” i uron edhe 100!

Ish-kryeministri Meksi ka lindur në Tirané në vitin 1939. Ai ka kryer studimet universitare në degën e ndërtimit në Fakultetin e Inxhinierisë të Universitetin Shtetëror të Tiranës dhe ka qenë studiues i historisë mesjetare.

Aleksandër Meksi feston 85-vjetorin e lindjes

Aleksandër Meksi mban gradat shkencore Kandidat i Shkencave (1982) dhe Doktor i shkencave (1988) si dhe titullin Profesor (1995).

Ish-kryeministri është autor i disa librave, mes të cilave “Arkitektura e xhamive të Shqipërisë”, “Arkitektura e kishave të Shqipërisë shek. VII-XV”.

Meksi ishte themelues i Partisë Demokratike dhe hartues i statutit të saj.

Në një nga votimet e hershme arriti të zgjidhej edhe kryetar i saj, por më pas drejtimin e PD-së e mori Sali Berisha.

Me fitoren e PD-së në vitin 1992, u zgjodh kryeministër i vendit, post të cilin e mbajti deri në 9 mars 1997, pikërisht një ditë pasi kishte mbushur 58 vjeç.

Qeveria Meksi është e para që ndërrmori reforma që i hapën rrugë ekonomisë së tregut.

Aleksandër Meksi feston 85-vjetorin e lindjes

Pas rënies së qeverisë së tij, Aleksandër Meksi nuk qëndroi më në politikë. Meksi ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj PD-së që nga 2001-shi, por daljet e tij në vitet e fundit kanë qenë gjithmonë e më të rralla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.