Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm nuk do t’i nënshtrohet vettingut
Adriatik Llalla nuk do t’i nënshtrohet vettingut
Adriatik Llalla, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm nuk do t’i nënshtrohet vettingut.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) bëri sot publik vendimin, ndërsa Llalla ka dhënë dorëheqjen.
Vendimi është marrë me kushtin që Llalla të qëndrojë për 15 vite jashtë sistemit.
Në seancat e fundit, Lalla përfaqësohej në seancë nga avokati i tij Sokol Hazizaj, i cili tha se dorëheqja e ish-kryeprokurorit nga sistemi i drejtësisë ishte e drejtë e tij. “Sot ligji fitoi”, deklaroi avokati pas vendimit.
Ai tha se klienti i tij i kishte mbaruar mandati si kryeprokuror, ndërsa shtoi faktin se duke dhënë dorëheqje nga sistemi, rivlerësimi do të duhet të ndërpritet.
Mirëpo sipas Komisionerit Publik, Florian Ballhysa Llalla si magjistrat nuk kishte ndjekur procedurën ligjore të dorëheqjes. Sipas tij, Llalla nuk ishte larguar si magjistrat dhe si i tillë duhet të kalojë në filtrat e verifikimit të pasurisë dhe figurës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



