E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kryeprokurorja e Tiranës për arrestimin e Belerit: Rasti i shkëputur nga politika
Lajme

Ish-kryeprokurorja e Tiranës për arrestimin e Belerit: Rasti i shkëputur nga politika

Elisabeta Imeraj, ish-prokurorja e Tiranës ka folur së fundmi në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit.

Imeraj gjatë një emisioni televiziv tha se prokuroria është shpejtuar në dërgimin në gjykatë të kësaj çështje, ndërsa tha se nuk sheh vend për interpretime politike të saj.

Një pretendent për të qenë kryebashkiak. Kemi të bëjmë me një situatë që është rast flagrance. Prokuroria, për mendimin tim, është shpejtuar në dërgimin në gjykatë. Por kjo ka të bëjë me faktin për të shmangur interpretimet politike. Nesër seanca, mund të jetë me dyer të hapura ose të mbyllura. Nuk është rasti i vetëm në vend që ka interpretime politike. Rasti i shkëputur nga politika sipas meje.

Ndërkohë kur u pyet nëse Fredi Beleri duhet lejuar të betohet si kryebashkiak i Himarës apo jo, ish-prokurorja tha:

Jemi në një situatë ku nga pikëpamja juridike dhe morale, betimi i një personi të dyshuar në veprimtari kriminale si korrupsioni zgjedhor, edhe moralisht është një situatë që nuk do ishte e përshtatshme. Kjo nuk i mohon të drejtën Belerit të kërkoj pafajësinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.