E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria nis përgatitjet për Finlandën, Cake rikthehet në stërvitje
Lajme

Shqipëria nis përgatitjet për Finlandën, Cake rikthehet në stërvitje

Pas triumfit ndaj San Marinos, Kombëtarja shqiptare ka kthyer menjëherë vëmendjen te sfida e radhës në Nations League, ku kuqezinjtë do të përballen me Finlandën në transfertë.

Skuadra e drejtuar nga Rolando Maran ka vijuar përgatitjet në Itali, teksa seanca e radhës stërvitore u zhvillua në stadiumin “Dino Manuzzi” të Cesenës. Programi i punës u përshtat sipas ngarkesës së futbollistëve dhe minutave të luajtura në ndeshjen ndaj San Marinos.

Lojtarët që ishin titullarë apo patën më shumë minuta në sfidën e fundit iu nënshtruan një programi rikuperues, me qëllim që të riktheheshin në gjendjen optimale fizike për ndeshjen e ardhshme.

Ndërkohë, pjesa tjetër e ekipit zhvilloi një seancë më intensive, e cila përfshiu ushtrime fizike, elementë teknikë dhe taktikë, si dhe punë specifike me skemat e lojës dhe situata të ndryshme që mund të shfaqen gjatë përballjes me Finlandën.

Një lajm pozitiv për stafin teknik është rikthimi i Klisman Cake. Mbrojtësi është rikuperuar në kohë dhe tashmë është bashkuar me grupin, duke qenë i gatshëm për sfidën e radhës.

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë të enjten paradite seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Dino Manuzzi”, përpara nisjes drejt Helsinkit, ku kuqezinjtë do të përballen me Finlandën.

Ndeshja Finlandë–Shqipëri është programuar të luhet të shtunën, më 3 tetor, duke nisur në orën 15:00. Sfida pritet të jetë një tjetër test i rëndësishëm për skuadrën kuqezi në Nations League.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.