Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, perballetme Shullazin
Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nje nga shtate personat e therritur sot ne procesin ne ngarkim te Emiljano Shullazit sapo ka perfundur deshmine e tij ne sallen e gjyqit.
Ne sallen e gjyqit te Krimet e Renda, Tahiri eshte perballur me Shullazin, person per te cilin opozita e ka akuzuar shume here se kane lidhje te forta.
Tahiri ka deshmuar gjithe sa di rreth kercenimit te rekrorit Mynyr Koni nga Shullazi dhe ka bere edhe nje pyetje te forte, qe lidhet me ish-kryeministrim Sali Berisha.
“Kercenimin une e mora vesh nga Sali Berisha, perse ai nuk eshte sot ketu per te deshmuar ne gjyq”- mesohet te kete thene Tahiri.
Burime per “Panorama”, bejne me dije se Shullazi nuk ka bere asnje nderhyrje gjate deshmise se Tahirit, nderkohe qe ky i fundit ka qene shume ironik gjate deshmise.
Tahirit i eshte terhequr vemendja nderkohe qe fliste, por ai u pergjigj se do te thote gjithcka qe ai di rreth kesaj ceshtjeje.
***
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dëshmuar edhe më parë në Prokurori për rastin e Emiljano Shullazit.
Ai është thirrur për të dëshmuar në lidhje me kërcënimin e rektorit të UT, Mynyr Koni. Mësohet se Koni kishte vënë në dijeni Tahirin, Çakon, ministren e Arsimit, Lindita Nikollin, dhe dy pedagogët Dibra dhe Keta, për kërcënimin që kishte marrë nga Shullazi, për të moskandiduar për rektor të UT-së.
Tahiri ka dëshmuar në Prokurori, në datën 24 mars të këtij viti. “Unë iu përgjigja pozitivisht ftesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të treguar edhe këtu detyrën që kam bërë. Dhe më vjen mirë, në fakt, që jam ftuar të dëshmoj për detyrën që kam bërë lidhur edhe me këtë rast, kur të dy profesorët deklaruan se u kërcënuan”, pati thënë Tahiri pasi doli nga Prokuroria. Për të njëjtën gjë do të pyetet edhe Çako, së bashku me dy pedagoget.
KULE DHE KONI
Në seancën e së martës do të dëshmojnë Dhori Kule dhe Mynyr Koni, që të dy kanë akuzuar Emiljano Shullazin se i ka kërcënuar gjatë zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës.
“Isha në rrugë duke shkuar për në shtëpi, një makinë më ndaloi te këmbët dhe një person më urdhëroi të hyja brenda. Aty jam kërcënuar. Ishin tre veta. Njëri prej tyre më tha “Ti do tërhiqesh deri nesër nga gara!”. I thashë të mendohem deri nesër. Personi në fjalë, me ton të lartë, më tha: Ti do të japësh dorëheqjen”, pati dëshmuar Mynyr Koni në Prokurori duke vënë gishtin mbi klanet e Emiljano Shullazit. Po ashtu, edhe Dhori Kule pati deklaruar se është kërcënuar nga Shullazi në zgjedhjet brenda Universitetit të Tiranës, në mënyrë që të tërhiqej.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



