E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish Ministri i Drejtësisë/ Lu & Lei duhet të shpallen ‘non grada’
Lajme

Ish Ministri i Drejtësisë/ Lu & Lei duhet të shpallen ‘non grada’

Ish-Ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj dy ambasadorëve, atij të SHBA-ve Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin.

Pas deklaratave të bëra sot nga ambasadorët Lu dhe Vlahutin për kryeprokurorin e ri, Manjani ka shkruar në rrjet sociale se ambasadorët nuk mund të vendosin për çështje që i përkasin shtetit shqiptar.

‘Lu&Lei nuk mund të vendosin për çështje që i takojnë strikt përfaqësuesve të popullit Shqiptar! Aq më pak mund të vendosin duke sugjeruar shkeljen e Kushtetutës së Republikës! Në çdo shtet normal, do tu ishte filluar proçedura e shpalljes non-grata, në një situatë të tillë!’, shkruan Manjani në twitter.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.