Ish-ministri i Drejtësisë Manjani: Vendi ka nevojë për Kushtetutë të re
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është bërë pjesë e “Forumit për të Ardhmen e Shqipërisë, Rruga Konservatore”, organizuar nga “The Albanian Policy Center, The Heritage Foundation’ dhe “Nazione Futura” nga ku ka bërë një propozim publikisht.
Manjani ka theksuar se Shqipëria ka nevojë për një Kushtetutë të re.
Ish-ministri i Drejtësisë nënvizoi se duhet një bazë e re, një marrëveshje e re e shoqërisë me shtetin.
“Publiku nuk merr vesh asgjë. Vendi ka nevojë për Kushtetutë të re.
Duhet një bazë e re, një marrëveshje e re e shoqërisë me shtetin”, tha Ylli Manjani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



