Ish-ministrja e Enver Hoxhës tregon pse nuk kishte përmbytje gjatë diktaturës
Ish-ministrja e qeverisë së Enver Hoxhës, Themie Thomai, e ftuar në studion e emisionit “Të paekspozuarit”, ka komentuar përmbytjet e fundit në vend, ndërsa u ndal tek arsyet se përse gjatë komunizmit nuk kishte përmbytje të tilla.
Sipas ish-ministres Thomai, në atë kohë merreshin masa paraprake ndërsa sistemi kullues funksiononte i tëri.
“Kjo është një shkencë e tërë, por funksiononte një rrjet i tërë kullues i kontrolluar. Tokat që shtrihen afër bregdetit në Vlorë, Fier, janë toka nën nivel. Kolektori i madh pastrohej çdo vit. Të gjitha stacionet e pompimit në fund të gushtit kontrolloheshin dhe me komision të posaçëm merreshin me hidrovoret. Kontrolloheshin të gjitha digat. Nuk lejohej të shkelnin as këmbët e bagëtive në diga. Merreshin masat që më përpara. Kanali i ujërave të mëdha dhe pritat përbënin atë që quhej rrjeti kullues”- tha Themie Thomai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



