E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish ndihmësja e Prokurorit të Përgjithshëm: Soros ka ende njerëzit e tij në Departamentin e Shtetit
Bota

Ish ndihmësja e Prokurorit të Përgjithshëm: Soros ka ende njerëzit e tij në Departamentin e Shtetit

Skandali i fundit me djalin e ish Zv/Presidentit Amerikan Joe Biden, i cili ka përfituar para nga Ukraina dhe 1.5 miliardë dollarë nga Kina është kryer me lojën dhe ndikimin e Soros.

Ky rast ka bërë shumë zhurmë në mediat amerikane. Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në “FoxNews”, Victoria Toesing e cila ka qenë Zv/Ndihmëse e Prokurorit të Përgjithshëm, tha se George Soros është financuesi i OCCRP, që nxori lajmet mbi Ukrainën.

“Në emër të luftës kundër korrupsionit George Soros lufton konkurentët e tij. Ai përdor OJF-të e tij. Paratë e tij janë kudo, në Ukrainë, OJF, dhe ende ka të ngulitur njerëzit e tij në Departamentin e Shtetit.”, u shpreh për Fox Neës, Victoria Toensing.

Në SHBA lajmi i publikuar nga botuesit e financuar nga Soros, bëri shumë zhurmë. Bëhet fjalë për një bisedë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Trump i kërkonte Zelenskyt të kryente hetime mbi djalin e ish-zv.presidentit amerikan, Joe Biden. Në bisedat e transkriptuara, Trump citohej: “Të lutem ma bëj këtë nder”.

Vetë Shtëpia e Bardhë publikoi një përmbledhje me pesë faqe të mërkurën mbi thirrjen telefonike të Presidentit Donald Trump me Volodymyr Zelensky në 25 korrik./Hashtag.al/

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.