E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-Presidenti i Ukrainës shfaqet me kallashnikov në dorë: Putin është i çmendur
Publik News

Ish-Presidenti i Ukrainës shfaqet me kallashnikov në dorë: Putin është i çmendur

Ish-Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko është shfaqur i armatosur në rrugët e Kievit.

Siç raporton CNN, me një kallashnikov në dorë, ai tha se  ukrainasit janë gati për të mbrojtur vendin e tyre.

“Të gjithë duhet të kuptojnë, Putin shpalli një luftë jo për Ukrainën. Putin i shpalli luftë të gjithë botës,” tha ai.

Ai e quajti presidentin rus “thjesht të çmendur”. Poroshenko tha se batalioni i tij është rreth dy deri në tre kilometra (rreth 1.5 milje) nga luftimet midis ushtarëve rusë dhe ukrainas.

Më tej u shpreh se Ukraina ka nevojë për ndihmën e Perëndimit, duke përfshirë sanksionet, largimin e Rusisë nga SËIFT – një rrjet mesazhesh të sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën – dhe bllokimin e avionëve dhe anijeve ruse në portet e BE-së dhe NATO-s.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.