E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ushtaraku i lartë i ushtrisë, në SPAK për çështjen “Partizani”
Publik News

Ish-ushtaraku i lartë i ushtrisë, në SPAK për çështjen “Partizani”

Ish drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA do të japë deshmi në SPAK.

SPAK vijon të marrë në pyetje personat që kane dijeni për privatizimin e kompleksit Partizani.

Këtë të  hënë pranë SPAK është paraqitur për të dhënë deklarimet, ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qiriazi.

Ai do pyetet nga struktura antikorrupsion lidhur me proceduarat për privatizimin e ish-klubit Partizani.

Privatizimi i kompleksit “Partizani” është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme.

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin për privatizimin e kompleksit Partizani dhe ndërtimin e pallateve mbi atë truall.

Socialisti e cilëson privatizimin si një aferë korruptive të qeverisë Berisha duke i kërkuar SPAK-ut që të hetojnë të gjitha lëvizjet që janë bërë për kompleksin Partizani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.