E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Italia mbetet në alarm
Publik News

Italia mbetet në alarm

Më shumë se 50 mijë njerëzve që jetojnë në zonat e prekura në coronavirusi, kryesisht në Lombardi dhe Veneto, u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të lëvizin sa më pak. Italia është vënë në alarm pasi numri i të infektuarve me coronavirus i ka kaluar 100, ndërsa dy persona vdiqën dje. Vendi fqinj është kthyer në pikën kryesore të Evropës sa i përket virusit vdekjeprurës.

Kryeministri Italian, Giuseppe Conte njoftoi mbrëmjen e së shtunës një plan emergjent për t’u përballur me këtë situatë. Aty parashikohet edhe bllokimi i hyrjeve dhe daljeve në zonat e infektuara. -Coronavirusi/ Conte refuzon pezullimin e Shengenit: Do shkatërronim ekonominë Lombardia dhe Veneto konsiderohen si ‘zemra industriale’ e Italisë dhe dy rajonet së bashku realizojnë 30% të prodhimit të brendshëm bruto. ‘Shpërthimi’ i coronavirusit në Itali erdhi nga qyteti i vogël i Codogno-s, në juglindje të Milanos, ku i identifikua pacienti i parë, një 38 vjeçar i cili ndodhet tashmë në gjendje të qëndrueshme.

“Të gjithë ata që janë infektuar kanë patur përgjatë datave 18-19 kontakte me dhomën e emergjencave dhe spitalin në Codogno”, ka deklaruar Giulio Gallera, drejtues i drejtorisë rajonale të shëndetit. Banorëve të Codogno dhe 9 qytezave përreth u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin lëvizjet. -Alarmohet dhe Torino, shkon në 3 numri i të infektuarve nga coronavirusi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.