Italia po i ndihmon qytetarët e saj me 200 euro për karburantet
Rritja e çmimeve po ndihet kudo. Në Greqi, qeveria atje u ka lehtësuar qytetarëve këtë barrë duke u dhënë 150-200 euro për të shijuar pushimet në vendet greke, teksa mësohet se së fundmi Italia do të fillojë të ndajë kuponë deri në 200 euro për të blerë karburante, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që përballen me rritjen e çmimeve.
Kjo shumë mund të aksesohet nga punëdhënësit privatë, të cilët mund ta kalojnë atë tek punonjësit e tyre. Kuponët mund të paguhen menjëherë, pa pasur nevojë për marrëveshje kontraktuale dhe janë të vlefshme për benzinë, naftë, LPG, metan dhe për karikimin e automjeteve elektrike.
Punëdhënësit privatë (edhe ata që nuk ushtrojnë veprimtari tregtare) dhe punëtorët e vetëpunësuar mund të marrin bonusin për sa kohë që kanë punonjës, teksa administratat publike janë të përjashtuara nga masa. Përfituesit përfshijnë vetëm punonjës të sektorit privat, pa asnjë kufi të ardhurash. Bonusi, maksimumi 200 euro, është i vlefshëm deri më 31 dhjetor 2022.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



