Italia raportoi 345 raste të reja vdekjeje nga coronavirusi në 24 orë
Italia raportoi 345 raste të reja vdekjeje nga coronavirusi në 24 orët që kaluan, duke e cuar numrin e të vdekurve nga kjo sëmundje në 2,503 raste, një rritje prej 16 përqind.
Numri i rasteve në Itali u rrit në 31,506 nga shifra e mëparshme e dhënë prej 27,980, me një rritje prej 12.6 perqind – shkalla më e ulët që nga fillimi i kontaminimit në 21 shkurt.
Italia është vendi europian që është goditur me keq nga coronavirusi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përshkruar pandeminë e coronavirus si “krizën më të madhe shëndetësore të kohës sonë” dhe u kërkon vendeve të testojnë të gjitha rastet me Covid-19.
Në shkallë globale, virusi ka infektuar 184,976 persona dhe ka vrarë më shumë se 7,500 njerëz sipas OBT. Të paktën 80,000 njerëz janë shëruar nga infeksioni sipas të dhënave të mbledhura nga Johns Hopkins University.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



