E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
IU GJETËN MIJËRA EURO TË FALSIFIKUARA, ARRESTOHEN 4 PERSONA NË FIER
Lajme

IU GJETËN MIJËRA EURO TË FALSIFIKUARA, ARRESTOHEN 4 PERSONA NË FIER

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar ‘Kartmonedha’ në përfundim të së cilit u arrestuan 4 persona dhe u sekuestruan 3000 euro.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit G.F, 26 vjeç, A.Sh, 35 vjeç, E.G, 31 vjeçe dhe E.Z, 34 vjeç, banues në Memaliaj, Tepelenë.

Arresimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i parkut” Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volksëagen” me të cilin po udhëtonin, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 6 kartmonedhash me vlerë 3000 euro, me të njëjtin numër serie të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetim të metejshëm në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Falsifikimi i monedhave i kryer në bashkëpunim”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.