Iu plagos motra me armë, Hasalla: Na bënë pritë, po ktheheshim nga gjyqi
Një 60-vjeçare është plagosur pasditen e sotme në fshatin në Ballagat, Lushnjë. Bajame Seneja ishte duke udhëtuar me makinë me djalin e saj kur persona ende të paidentifikuar qëlluan ndaj tyre. Vëllai i 60-vjeçares, Afrim Hasalla duke folur për mediat tha se ngjarja e rëndë ka ndodhur për një çështje pronësie. Ai tha se sot kanë patur një seancë gjyqësore dhe gjatë kthimit për në shtëpi personat qëlluan me armë në drejtim të makinës ku po udhëtonte e motra me nipin.
Policia nuk ka marrë masa. Shaip Hasalla me djemtë. Para dy vitesh na kanë qëlluar me armë. Edhe sot na kanë qëlluar me armë. Ishim në gjyq sot, për punë toke. Mbaruam gjyqin u nisëm për në shtëpi dhe na bënë pritë. Ishim bashkë me avokatin nga Tirana. E gjitha ndodhi pas gjyqit. Unë kam qenë me avokatin. Nipi ishte pas nga mbrapa me motrën dhe qëlluan makinën ku ishte nipi. E gjitha ndodh për 2 hektarë tokë, sot ky zotëria do ta marrë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



