E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Iu zbulua lidhja jashtëmartesore, jep dorëheqjen ministri italian
Lajme

Iu zbulua lidhja jashtëmartesore, jep dorëheqjen ministri italian

Ministri italian i Kulturës, Gennaro Sangiuliano, ka dhënë dorëheqje pas bërjes publike të skandalit të lidhjes së tij jashtëmartesore, me një influencere.

Ifluenceren, Maria Rosaria Boccia, ai e kishte propozuar si këshilltaren e tij të lartë, por nuk emërua për shkak se u zbulua lidhja e tyre.

Ndërsa i kërkoi falje kryeministres Giorgia Meloni dhe bashkëshortes së tij, ministri 61-vjeçar këmbënguli gjithashtu se për këtë aferë nuk është shpenzuar asnjë euro të tatimpaguesve italianë dhe nuk ka qarkulluar asnjë dokument konfidencial apo i klasifikuar për aktivitete të ndjeshme, duke deklaruar se ka prova për të mbështetur pretendimet e tij

Në letrën e dorëheqjes së tij me shkrim drejtuar kryeministres, Sangiuliano “e falenderon për mbrojtjen e saj” dhe shton se “ai jep dorëheqjen pas një sërë ditësh plot dhimbje, urrejtje, për shkak të një sistemi mediatik”.

Më herët sot, Sangiuliano u takua me Melonin në godinën e qeverisë Palazzo Chizzi, duke e bërë atë takimin e tij të dytë me kryeministren në tre ditë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.