E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Izraeli vë kusht : Nuk do të ketë ujë, energji dhe karburant për Gazën derisa të lirohen pengjet
Lajme

Izraeli vë kusht : Nuk do të ketë ujë, energji dhe karburant për Gazën derisa të lirohen pengjet

Ministri i Energjisë në Izrel, Israel Katz, tha se rrethimi i Gazës nuk do të përfundojë pa u liruar të gjithë pengjet.

Në një postim në mediat sociale, Israel Katz tha se ‘çelësi i energjisë nuk do ndizet, hidranti i ujit nuk do hapet dhe asnjë cisternë nuk do futet derisa të gjithë pengjet të lirohen’.

Izraeli ka ndaluar furnizimet për Rripin e Gazës pas sulmeve të Hamasit të shtunën.

Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës nga bombardimet izraelite gjatë gjashtë ditëve të fundit është rritur në të paktën 1,200 të vdekur dhe rreth 5,600 të plagosur. Konfirmimi është bërë nga Ministria e Shëndetësisë palestineze, sipas të cilës 600,000 njerëz nuk kanë qasje në ujë dhe se disa spitale po mbështeten në ujin nga puset.

Të paktën 51 persona humbën jetën dhe 281 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore të kryera mbrëmjen e djeshme.

Punonjësit e urgjencës në Gaza kanë nxjerrë trupat e 18 personave nga rrënojat e dy shtëpive të shkatërruara në Khan Younis në jug të Gazës. Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, mes viktimave janë edhe nëntë fëmijë.

Spitalet në të gjithë Gazën po përballen tashmë me një mbikapacitet për shkak të viktimave në rritje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.