E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Jam tallur me policinë”, Xhisiela Maloku ia thotë në sy Fevziut
Lajme

“Jam tallur me policinë”, Xhisiela Maloku ia thotë në sy Fevziut

Xhisiela Maloku ka marrë vëmendjen e mbarë opinionit publik, ndërsa së fundmi i ka habitur të gjithë me deklaratat e saj.

Maloku tha se pavarësisht denoncimeve të saj në polici, ajo nuk ishte dhunuar dhe kërcënuar kurrë nga djali i deputetit Muharrem Rraja, Rexhep Rraja, porse gjithçka e kishte bërë nga xhelozia.

Nënjë intervistë përballë Blendi Fevziut në Opinion, Xhisiela ka treguar pse i bënte dhe i tërhiqte denoncimet.

INTERVISTA E SHKËPUTUR NGA OPINION:

Maloku: Kallëzimin e dytë e kam bërë në SHKB, sepse atë natë ne ishim sqaruar dhe pajtuar, ndërkohë që ai sapo unë kam tërhequr kallëzimin në polici, në orën 3 të natës, ka ikur përsëri në Sarandë me pushime.

Fevziu: Çdo me thënë? Pse ju talleshit me Policinë e Shtetit, që sa herë ai ikte me pushime ju e denonconit dhe sa herë kthehej nga pushimet tërhiqnit denoncimin?

Maloku: Po këtë kam bërë.

Fevziu: Këtë keni bërë?

Maloku: Po, nuk jam tallur me policinë, por thjeshtë…

Fevziu: Çdo me thënë nuk je tallur me policinë, kjo është më shumë se tallje nëse është kështu siç thoni ju.

Maloku: Kështu është siç them unë.

Fevziu: Jeni e sigurt se këtë deklaratë që po e jepni nuk jeni nën presion?

Maloku: Absolutisht nuk jam nën presionin e askujt.

Fevziu: Nuk ju ka kërcënuar më njeri këto kohë?

Maloku: Asnjëherë nuk më ka kërcënuar njeri…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.