E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Jam Veteran i Luftës’, 91-vjeçari shkon te Air Albania: Të vaksinohem, edhe unë personalitet jam
Publik News

‘Jam Veteran i Luftës’, 91-vjeçari shkon te Air Albania: Të vaksinohem, edhe unë personalitet jam

Ditën e sotme në stadiumin Air Albania pritet të nis vaksinimi i atyre që kryeministri Rama i cilësoi si personalitete. Por përpara se të nisë vaksinimi i tyre, nga kamera e Faxnews është kapur një episod i pazakontë, ku një qytetar 91-vjeçar shihet në portën e stadiumit dhe kërkon që të hyjë brenda për të bërë injektim.

Ai thotë që është personalitet pasi është Veteran i Luftës. Teksa tenton të hyjë në qendrën e vaksinimit has në barrierën e rojeve të sigurisë të cilët nuk e lejojnë të hyjë pavarësisht se u prezanton kartën e veteranit.

Gazetarja: Sa vjeç jeni ju?

Qytetari: Jam 91-vjeç

Gazetarja: Për çfarë keni ardhu ju zotëri?

Qytetari: Kam ardhur për të bërë vaksinën.

Gazetarja: Nuk ju ka lajmëruar njeri për ta bërë?

Qytetari: Jo, jo!

Gazetarja: Është thënë që do vaksinohen personalitete sot?

Qytetari: Edhe unë personalitet jam, jam veteran i luftës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.