E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jepet pretenca për Sonila Qaton dhe tjerët
Lajme

Jepet pretenca për Sonila Qaton dhe tjerët

Prokuroria e Posaçme ka relatuar para Gjykatës së Posaçme konkluzionet përfundimtare  për Sonila Qaton, ish-drejtoreshën e ARRSH-së dhe të pandehurit e tjerë.

SPAK ka kërkuar dënimin e Qatos me 1 vit burgim dhe për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Për Simon Prendin është kërkuar 2 vjet burg dhe për 3 vite të tjera të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Prokuroria ka kërkuar për Elona Gogon 1 vit burg dhe për 5 vite të tjera jashtë funksioneve publike.

Erdit Salillari rrezikon 9 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

Për Admir Pahumin, SPAK ka kërkuar 1 vit burg dhe 3 vite dënim plotësues.

Për Nikollaq Mihalin, SPAK kërkon dënimin me 8 muaj dhe 3 vite jashtë funksioneve publike.

Për Miranda Shkurtin, 16 muaj shërbim prove dhe 3 vite jashtë funksioneve publike.

Për Arbër Trokën, SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vjet burg dhe për 3 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Për Almir Hoxhajn, SPAK ka kërkuar 2 vite burgim dhe për 3 vite të tjera të mos ketë funksione publike.

Për Arjana Hasanin, SPAK ka kërkuar 4 vite shërbim prove dhe për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Ata dyshohen për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh.

Ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave konsiderohen nga SPAK në shkelje të detyrës për përzgjedhjen e një tenderi për aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.

Qato mbajti për nëntë muaj detyrën e drejtoreshës së autoritetit rrugor shqiptar deri në shtator 2019 kur dhe dha dorëheqjen në kulmin e një përplasjeje me një subjekt privat.

Kujtojmë se Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në Prokurori në vitin 2020 ish-drejtoreshën për abuzim 5 milionë euro me tenderin e rrugës Kardhiq- Delvinë. Pas auditimit të tenderit, KLSH kërkoi hetim të thelluar penal ndaj Qatos, duke e akuzuar se ka skualifikuar pa të drejtë ofertën më të ulët, atë të paraqitur nga një prej kompanive.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.