E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jetojmë në kohë hajdarësh!
Lajme

Jetojmë në kohë hajdarësh!

Myslim Murrizi sulmon SPAK dhe KQZ: Zbulime me vonesë dhe aleanca të errëta në pushtet

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ngritur akuza të forta ndaj institucioneve të drejtësisë dhe administratës zgjedhore në vend. Në fokus të kritikave të tij janë SPAK dhe KQZ, për të cilat ai pretendon se veprojnë me standarde të dyfishta dhe në funksion të interesave të caktuara politike.

Në reagimin e tij, Murrizi ironizon atë që e cilëson si një “zbulim të vonuar” nga ana e SPAK, lidhur me të shkuarën penale të një zyrtari vendor në Kuçovë. Sipas tij, një fakt i tillë bëhet publik vetëm pasi ky person ka shërbyer për interesa elektorale, duke ngritur pikëpyetje mbi kohën dhe motivet e ndërhyrjes së institucioneve.

Ai shkon më tej, duke aluduar për një rrjet lidhjesh dhe bashkëpunimi mes individëve të përfshirë në struktura të ndryshme shtetërore, të cilët, sipas tij, mbështesin njëri-tjetrin në funksion të interesave të përbashkëta. Në këtë kontekst, Murrizi përmend edhe përkatësinë gjeografike të disa prej figurave të përfshira, duke e përdorur këtë si argument për të forcuar pretendimet mbi afërsitë dhe ndikimet e ndërsjella.

Në deklaratën e tij nuk mungojnë as kritikat ndaj mënyrës se si shpërndahen fondet apo statuset zhvillimore nga qeveria. Ai sugjeron se përzgjedhjet nuk bëhen mbi baza meritore, por ndikohen nga lidhje personale apo politike, duke përmendur konkretisht rastin e një zone që ka përfituar status të veçantë zhvillimi.

Murrizi paralajmëron gjithashtu se, sipas tij, mund të ketë raste të tjera që pritet të dalin në dritë, duke aluduar për kallëzime të mbetura pezull dhe të pashqyrtuara nga organet përkatëse. Ai e përshkruan situatën si një klimë ku, sipas tij, institucionet janë të kapura dhe funksionojnë mbi baza klienteliste.

Në fund të reagimit, ish-deputeti shpreh shqetësimin për mungesën e reagimit nga pjesa më e madhe e opozitës, duke veçuar vetëm disa zëra të izoluar që kanë ngritur çështje të ngjashme.

Postimi i plotë i Myslim Murrizit:

Nje “ zbulim” i madh nga SPAKU ka qarkulluar sot ne media
HAJDARI I SPAKUT LAJMERON HAJDARIN E KQZ SE HAJDARI I BASHKIS KUÇOVE PASKA QENE I DENUAR
Çfare “ zbulimi” gjigant qe kan bere HAJDARAT qe paguhen nga taksat e Shqiptareve nga 40-50-100 mij euro ne vit sejcili
Hajdari i SPAKUT pasi e perdori Hajdarin e Bashkis Kuçov per ti dhene votat nje HAJDARI tjeter deputet te listes se hapur te PS ne Qarkun e Beratit qe te dilte me i votuari ,lajmeron pas 3 vitesh HAJDARIN e KQZ qe HAJDARI i Bashkis nuk na hyn me ne pun se ne
zgjedhjet e radhes do gjejm nje HAJDAR tjeter qe te na sherbej
Dhe çfar koiçidence qe te 3 HAJDARET jane nga i njenjti Qark ndersa 2 HAJDARAT ai i SPAKUT dhe i KQZ jane pothuajse nga i njenti “ fshat”
Hajdari i SPAKUT nga POTOMI dhe Hajdari i KQZ nga Therepeli i Vendreshes
Ehhhh mor SKRAPAR sa unitet kane HAJDARAT e Tu me njeri tjetrin sidomos kur behet fjal per pazare HAJDARASH
Bile edhe HAJDARI i Qeveris i rrespekton kaq shum HAJDARAT e Skraparit sa nga te gjith aplikantet ne te 61 Bashkit per paketen e maleve vetem POTOMI ka “ fituar” statusin e paketes se maleve dhe besoj qe ky vendim i HAJDAREVE te Qeveris eshte ne shenje rrespekti per vendlindjen e Hajdarit te SPAKUT
Se shpejti pritet te “fitoj“ kete status edhe Vendrezha si vendelindja e Hajdarit te KQZ qe te mos prishet aleanca e HAJDAREVE te pushtetit
Besoj qe deri nga shtatori SPAKU do te “ zbuloj” qe edhe nje HAJDAR tjeter ish kryetar Bashkie i Beratit qe keto dy vite eshte bere si kordinator i HAJDAREVE te Qarkut ka nje kallzim penal nga KLSH qysh ne korrik 2024 por qe mbahet ne sirtar nga HAJDARET e SPAKUT se koha ka treguar qe “ dashuria” mes HAJDAREVE nuk zgjat me shum se 2-3 vjet pastaj i tregojne HAJDARIN njeri tjetrit
Per çudi perveç Z Lefter Maliqi asnje nga HAJDAR -Deputetet e opozites nuk flet per kete aleance HAJDARASH te pushtetit qe qelb era hale ne çdo cep te çdo institucion qe drejtohen dhe jan kapur prej fyti nga HAJDARET ordiner qe fatkeqesisht mbeshtesin njeri tjetrin
Jetojme kohe HAJDARESH
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.