E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thirrja për zgjedhje, Murrizi-Spiropalit: Shërbëtore e Ramës!
Lajme

Thirrja për zgjedhje, Murrizi-Spiropalit: Shërbëtore e Ramës!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar ashpër pas deklaratës së deputetes socialiste Elisa Spiropali, e cila pak më herët i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama për reflektim.

Në një reagim publik, Murrizi ka vënë në pikëpyetje qëndrimin politik të Spiropalit, duke e lidhur deklaratën e saj me raportin që ajo dhe deputetët socialistë kanë me kryeministrin Edi Rama.

Qëndrimi i Murrizit për mocionin e besimit

Murrizi shprehet se, pavarësisht qëndrimeve të artikuluara së fundmi nga Spiropali, ajo do të vijonte ta mbështeste Ramën në Kuvend edhe në një situatë hipotetike ku do të votohej një mocion besimi për kryeministrin.

Ai e ka shoqëruar reagimin me tone të forta, duke akuzuar deputetët socialistë se veprojnë si “ushtarë” politikë dhe jo si përfaqësues të zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët.

Kritika ndaj ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës

Në vijim, Murrizi ka kritikuar edhe ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, duke pretenduar se ato i kanë hequr opozitës mundësinë për të paraqitur një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit.

“Boll, Elisa, se na hapët barkun! “Parimore” me letra e shërbëtore me votë! Edhe po të vijë në Parlament një mocion besimi për Ramën, jam i sigurt që do të votosh përsëri pro Ramës, sepse ju jeni “ushtarë”, jo deputetë, dhe nuk përfaqësoni askënd, sa kohë që jeni të emëruar nga firma e kryetarit dhe jo të zgjedhur nga vota e qytetarit.

Them mocion besimi, se mocioni i mosbesimit, që është praktikë normale pothuajse në çdo vend demokratik, në Shqipëri është hequr nga Kushtetuta e pazarit të qelbur të prillit 2008, kur iu hoq e drejta shqiptarëve për të zgjedhur me votë përfaqësuesit e tyre. Prandaj, a ka mundësi të mos na çani trapin?”, shkruan Murrizi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.