Jo vetëm Dritan Prençi! Kush janë 2 prokurorët e tjerë që zbarkojnë nesër në Parlament
Paraditja e së premtes do të sjellë përballë Këshillit për Rregulloren dhe Imunitetin disa prokurorë të SPAK, të cilët synojnë të sigurojnë autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut.
Mësohet se përveç prokurorit të çështjes, Dritan Prençi, në këtë përfaqësim pritet të jenë edhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, së bashku me prokuroren Dorina Bejko. Ky është një fillim sfidues për Brahon, i cili në ditën e parë në detyrë do të përballet me një betejë të fortë për të argumentuar arrestimin e numrit dy të qeverisë.
Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur sot të lërë në fuqi vendimin e GJKKO-së ndaj Belinda Ballukut dhe dy vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
Vendimi i Shkallës së Parë përfshin “ndalimin e daljes jashtë vendit” të Ballukut, ndërsa është pezulluar masa e “mosushtrimit të detyrës”, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



