Benvenuto Matteo! #ADL
Jo vetëm Gabigol, tjetër sulmues e mbyll me Interin dhe prezantohet tek ekipi i ri
Lajmi është zyrtarizuar nga presidenti napolitan, Aurelio De Laurentis, i cili ka postuar një foto me Politanon.
Sulmuesi italian kishte gjetur pak hapësira te Interi këtë sezon dhe për këtë arsye ka vendosur të ndryshojë ekip, me shpresën se do të gjejë më shumë minuta.
Lojtari do të vihet nën urdhrat e Gatuzos dhe shpreson se do i japë një ndihmë të madhe ekipit për arritjen e objektivave.
Thuhet se ky operacion do i kushtojë arkave të Napolit 25 milionë euro dhe sulmuesi pritet të firmosë një kontratë 3-vjeçare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




