Jorida Tabaku: Në 7 vite Rama vetëm rriti borxhin. Me 25 prill gënjeshtrave do tu tregohet vendi
Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar shifrat që sipas saj qeveria në 7 vite ka gënjyer. Në një postim në Facebook, Tabaku thotë se qeveria ka rritur borxhin dhe detyrimet e prapambetura.
Grafiku i publikuar nga Jorida Tabaku
Tabaku paralajmëron se më 25 Prill gënjeshtarëve do t’i tregohet vendi nga shqiptarët taksat e të cilëve u vodhën dhe keqpërdorën
“Erdhën në pushtet me premtimin se do zerojnë “Detyrimet e prapambetura” dhe i çuan me 620 milione Euro.
Moren kredi dhe rritën borxhin public me premtimin se do të zerojnë “Detyrimet e prapambetura”.
Burgosen qytetarë sepse nuk kishin paguar detyrimet karshi shtetit ndërkohë që nuk paguajnë detyrimet ndaj të tretëve.
Gënjyen, mashtruan dhe plaçkitën buxhetin e qytetarëve duke u lënë peshqesh të njëjtën shumë të detyrimeve të prapambetura që vetë u zotuan se do ta zerojnë.
Rriten borxhin e fshehur pa bere asnje km rruge, pa ndertuar nje shkolle te re, dhane cdo gje me koncesion e PPP.
Detyrimet e prapambetura sot janë 72.3 mld lekë (620 mln euro) dhe janë kosto në kurriz të shqiptarëve që paguajnë taksat më të larta në rajon dhe kanë konsumin e ulët në rajon.
Janë litar në qafë për familjarët që po shpenzojnë cdo gje për t’u shëruar nga coronavirus ndërsa shteti është i smëurë nga pangopësia dhe korrupsioni.
Më 25 Prill gënjeshtarëve do t’i tregohet vendi nga shqiptarët taksat e të cilëve u vodhën dhe keqpërdorën sa në PPP aq edhe në tendera”, shkruan Tabaku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



