E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Juristi: Ish-kryeministri pranoi se lejoi drogën, duhej të ndiqej penalisht
Lajme

Juristi: Ish-kryeministri pranoi se lejoi drogën, duhej të ndiqej penalisht

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, i ftuar në studion e emisionit “Repolitix” komentoi situatën e krijuar në vend nga kanabizimi dhe trafiku i lëndëve narkotike.

Sipas Brozit, Berisha e ka pranuar se e kishte lejuar drogën në disa zona të vendit, për arsye politike e për këtë ai duhet të ndiqej penalisht.

“Lufta ndaj drogës, për fat të keq në Shqipëri droga mori përhapje jo vetëm këto vitet e fundit, dihet që një ish-kryeministër dhe një deputet sot e pohoi në Parlament se e kish lejuar mbjelljen e drogës në disa zona të Shqipërisë dhe nuk ndërhyri për arsye politike. Kjo ishte nje deklaratë që në çdo shtet ku funksionon drejtësia, ai mund të merrej edhe në përgjegjësi penale se del si bashkëpunëtor. Pra, droga në Shqipëri në mënyrë kaq masive nuk mund të mbillet dhe korret pa patur bashkëpunimin e disa institucioneve të shtetit”, – u shpreh Brozi.

Në vijim ai u shpreh se Shqipëria është shumë ë vogël dhe merret vesh gjithçka, pra shteti i ka të gjitha mundësitë të dijë ku po mbillet hashashi, i ka patur gjithmonë, jo vetëm sot, e kësisoj sipas tij duhet vepruar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.