E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Juventus “mposht”   Milanin, Manchester City siguron finalen e parë të sezonit, Barcelona i falet Leo Messit
Publik News

Juventus “mposht” Milanin, Manchester City siguron finalen e parë të sezonit, Barcelona i falet Leo Messit

Pas 27 ndeshjesh radhazi në Seria A, Milani i Stefano Piolit ka gjetur rival në kampionatin italian të futbollit.

Kuqezinjtë u mposhtën 3-1 nga Juventusi në takimin e javës së 16-të të zhvilluar në “San Siro”, duke pësuar kështu humbjen e parë në këtë sezon në kampionat. Chiesa kaloi në avantazh bardhezinjtë në të 18-të minutë, teksa Calabria në fundin e së parës vendosi baraspeshën.

Gjithsesi, Juve gjeti fitoren pas golave të Chiesa dhe McKennie.  Juventus mbron fitoren deri në fund, duke u ngjitur në vendin e katërt, 6 pikë larg kreut që mbahet nga Milan, por me një ndeshje më pak. Milan kryeson klasifikimin, pasi Inter rivali direkt u mposht 2-1 nga Sampdoria dhe ka 1 pikë më shumë se kushërinjtë zikaltër.

Fitore 3-2 mori Barcelona në takimin e prapambetur përballë Atletic Bilbao. Heroi i katalanasve ishte Lionel Messi me dopietë, teksa në listën e golashënuesve e shënoi emrin edhe i riu Pedri.

Manchester City është kundërshtari i Tottenham Hotspur në finalen e këtij sezoni në Carabao Cup. Të kaltërit mposhtën rivalët e qytetit, Manchester United me shifrat 2-0 për të siguruar biletën për në raundin e fundit në këtë kompeticion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.