Kabineti i Kadri Veselit në Pallatin e Drejtësisë për seancën e gazit lotsjellës
Derisa seanca kundër Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit do fillojë në orën 10:00, dëshmitari Armend Zemaj është kujdesur që një orë para të jetë në Gjykatë.
Ai tashmë ndodhet në vendin ku pritet të dëshmojë.
E mediat kanë raportuar se sot si dëshmitarë do të jetë edhe Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.
Ne Pallatin e Drejtësisë janë parë edhe anëtare të kabinetit të Kryeparlamentarit Veseli, por vet ende nuk ka arritur.
Albin Kurti dhe Donika Kadaj- Bujupaj aktualisht janë në masën e paraburgimit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan ku po mbahen pasi që thyen masën e arrestit shtëpiak e cila u ishte caktuar ndaj tyre.
Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyre zyrtare.
Të akuzuarit ishin arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015.
Seanca fillestare ishte mbajtur më 6 janar 2016.
Pas leximit të aktakuzës, deputetët Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu nuk ishin deklaruar për fajësinë, ndërsa deputeti Topalli ishte deklaruar i pafajshëm.
Megjithëse nuk u deklaruan për fajësinë, deputetët aktakuzën e kundërshtuan duke e cilësuar politike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



