E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kadastra e Vlorës dhe “ping-pongu” i ASHK-së
Lajme

Kadastra e Vlorës dhe “ping-pongu” i ASHK-së

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës ka shkaktuar reagime të forta ditët e fundit, duke nxjerrë në pah paqartësi dhe vendime kontradiktore nga institucionet përgjegjëse. Punonjësit e Kadastrës së Vlorës kanë shprehur kundërshtinë ndaj këtij vendimi, ndërsa situata u tensionua edhe më tej pas shkarkimit nga detyra të nëndrejtorit, i cili doli hapur në mbështetje të stafit.

Në të njëjtën kohë, Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës u ka sugjeruar punonjësve që nuk pranojnë transferimin në Tiranë të paraqesin kërkesa për zhvendosje në Drejtorinë e Kadastrës Fier. Por ky propozim është kundërshtuar nga vetë punonjësit e Fierit, të cilët deklarojnë se nuk ka vende të lira pune dhe se kapacitetet aktuale janë të mjaftueshme vetëm për stafin ekzistues.

Kjo situatë ka krijuar një “ping-pong” institucional, ku punonjësit e Vlorës mbeten pa një zgjidhje konkrete, ndërsa përgjegjësia për vendimet duket se shpërndahet nga një institucion te tjetri.

Pas reagimeve, edhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka dalë me një qëndrim zyrtar, duke sqaruar se centralizimi i proceseve kadastrale në Tiranë është pjesë e një modeli organizimi të ndjekur prej vitesh, me qëllim optimizimin e burimeve njerëzore dhe rritjen e eficiencës administrative.

Sipas ASHK-së, aplikimet për shërbime kadastrale kryhen online përmes portalit e-Albania, ndërsa dokumentacioni shoqërues administrohet përmes sistemit elektronik dhe Postës Shqiptare, pavarësisht vendndodhjes fizike të drejtorisë përkatëse. Në reagim theksohet gjithashtu se procesi i transferimit të drejtorive vendore drejt Tiranës ka nisur që në vitin 2021, fillimisht me Durrësin dhe Krujën, për t’u shtrirë më pas edhe në qytete të tjera, përfshirë Shkodrën, Kavajën, Kamëz-Vorën dhe së fundmi Vlorën.

Megjithatë, pavarësisht sqarimeve zyrtare, punonjësit e Kadastrës së Vlorës vijojnë të shprehin shqetësimin se vendimet po merren pa alternativa reale dhe se zhvendosja po shoqërohet me pasiguri për vendet e punës dhe funksionimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.