E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kakavijë/ 64-vjeçari  tenton të kalojë pakon me kokainë në kufi
Flash

Kakavijë/ 64-vjeçari tenton të kalojë pakon me kokainë në kufi

Në përgjithësi trafikimin e drogës e kanë marrë në dorë kryesisht moshat e reja, por një 64-vjeçar ka guxuar dhe ka tentuar të fusë një pako me kokainë në doganën e Kakavijës, për në Greqi. Ai kishte krijuar një vend të fshehtë të posaçëm për të fshehur pakon me 346 gramë lëndë narkotike.

Gjithsesi, misioni i tij nuk është kryer me sukses, pasi policia ka arritur ta gjejë sasinë e drogës dhe të arrestojë 64-vjeçarin me iniciale V.S. Plamni ishte ta dërgonte pakon e paligjshme në Greqi. Atij iu sekuestrua lënda e dyshuar narkotike, një shumë parash, 2 aparate celulare dhe automjeti. V.S është banues në qytetin e Fierit.

NJOFTIMI I POLICISË – Kakavijë, Gjirokastër/Finalizohet operacioni i koduar “Trekëndëshi”, për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotikëve. Operacioni u zhvillua nga Policia Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër. Tentoi të trafikonte drejt Greqisë, një pako me kokainë që e kishte fshehur në automjet, vihet në pranga 64-vjeçari.

Sekuestrohen 346 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash, 2 aparate celulare dhe automjeti në të cilin ishte fshehur lënda e dyshuar narkotike kokainë. Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në inteligjencën informative për një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi V. S., 64 vjeç, banues në Fier. Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi V. S. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një vend të përshtatur në të cilin ishte fshehur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 346 gramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, një shumë parash, 2 aparate celulare dhe automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.