E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kalo me foto nga autobusi zbulon si fillon një ditë e re pune në ‘Infektiv’, mesazhi i fortë për qytetarët: Kujdes!p
Publik News

Kalo me foto nga autobusi zbulon si fillon një ditë e re pune në ‘Infektiv’, mesazhi i fortë për qytetarët: Kujdes!p

pMjeku infeksionist Tritan Kalo ka përcjellë një mesazh të rëndësishme për të gjithë qytetarët duke iu referuar situatës në të cilën ndodhemi prej pandemisë.

Sipas Kalos jemi në një situatë të mirë sa i përket përballimit të Covid, por ai thekson se një trend i tillë mund të përmbyset nëse nuk vijojmë të bëjmë kujdes gjatë hapjes graduale në vijim.

“Fatmirësisht jemi në kushtet kur përpjekjet tona në bashkëpunim dhe në mirëkuptim me popullatën, kanë bërë që numri i të sëmurëve të mos i kapërcejë mundësitë e kapaciteteve të infrastrukturës shëndetësore parësore, dytësore dhe terciare për t’i trajtuar ato….një trend i tillë edhe mundet të përmbyset nëse nuk vijojmë të bëjmë kujdes gjatë hapjes graduale që po ndodh…..”, shkruan ai mes të tjerash.

Sakaq në postimin e tij Kalo ka publikuar një foto nga autobusi që e çon në punë dhe ka treguar se si nis një ditë e re punë në spitalin Infektiv.

Shkruan Tritan Kalo:  E DJELË 3 Maj 2020….NJË DITË e re pune…Nis me udhëtimin në urban për në QSUT, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, të njohur edhe si Covid-1….Takimi në mbledhjen e mëngjesit, që vijon me informimin nga shërbimi i urgjencës për ecurinë e 24 orëve të rojes…

Kqyrja e të sëmurëve së bashku me kolegët….Diskutimi mbi problematikat e shëndëtit të tyre e leximi për t’u informuar për gjithshka, që sot ka të bëjë me këtë virus tinzar Sars-Cov2 dhe sëmundjen të cilën ajo shkakton, Covid-19…..FATMIRËSISHT jemi në kushtet kur PËRPJEKJET tona në BASHKPUNIM dhe në MIRËKUPTIM me popullatën, kanë bërë që numuri i të sëmurëve të mos i kapërcejë mundësitë e kapaciteteve të infrastrukturës Shëndetëore parësore, dytësore dhe terciare për t’i trajtuar ato….

NJË TREND i tillë edhe mundet të përmbyset NËSE nuk vijojmë të bëjmë kujdes gjatë hapjes graduale që po ndodh…..Distancimi fizik, përdorimi i maskave kurdoherë që është e mundëshme, higjena vetjake dhe ajo e mjedisit ku jetojmë e punojmë, hidratimi i duhur, ushqimi i shëndetshëm, vijimi i marjes së barnave për sëmunjdet kronike (Hipertoni, Pamjaftueshmëri të zemrës, Lëndimeve kronike të veshkave, mushkërive, kyçeve, Diabetin, etj.), do të na mundësojnë që vijojmë të ruajmë këtë TREND pozitiv të ecurisë së Covid-19 në vendin tonë…

JU DUAM dhe JU RESPEKTOJMË të gjithëve….Aty ishim jemi dhe kurdoherë do të ndodhemi për t’ju ndihmuar, POR ndihmën më të madhe mundet t’ja jepni vetëvetes duke u kujdesur për të si dhe zbatuar këshillat tona…ME SHUMË SIGURI BASHKË DO JA DALIM!!!

95897529_3266612003363543_4551945875198312448_n.jpg

96293968_3266610846696992_6460713119172788224_n.jpg

96150987_3266611316696945_4002001950332682240_n.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.