E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Kalova lumin, të dh**sha kalin’, Kuvendit s’pyet për hallet e qytetarëve
Lajme

‘Kalova lumin, të dh**sha kalin’, Kuvendit s’pyet për hallet e qytetarëve

Seanca parlamentare e kësaj të enjteje është shoqëruar me një situatë të pazakontë, pasi vetëm një orë e gjysmë nga nisja e saj, pjesa më e madhe e deputetëve kanë braktisur sallën. Karriget bosh kanë dominuar ambientin, ndërkohë që në foltore ka vijuar diskutimi nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Ajo ka paraqitur argumentet e saj në lidhje me Korporatën e Investimeve, në kuadër të një interpelance të kërkuar me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm, duke ia deleguar përgjigjet ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Gjatë seancës, opozita ka kërkuar gjithashtu interpelancë me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. Deputeti demokrat Klevis Balliu ka ngritur shqetësime për atë që e cilësoi si përfshirje të elementëve kriminalë në radhët e Policisë së Shtetit, duke theksuar se kjo nuk është një çështje politike, por një problem që prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.

Në argumentet e tij, Balliu përmendi disa raste konkrete, përfshirë ish-efektivë të dyshuar për përfshirje në trafik droge, si dhe një episod ku një agjent i AMP-së dyshohet të ketë qenë në të njëjtin automjet me një person të përfshirë në një atentat në zonën e Rinasit.

Nga ana tjetër, ministri Lamallari i hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se Policia e Shtetit nuk duhet të përfshihet në debatet politike apo në akuza të pabazuara. Ai pranoi se sfidat mbeten, por nënvizoi se është arritur progres i qëndrueshëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Sipas tij, statistikat tregojnë një ulje të ndjeshme të vrasjeve, rreth 50%.

Ministri pritet gjithashtu t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve Arjan Ndoja dhe Erald Kapri në vijim të diskutimeve.

Ndërkohë, pjesë e debatit në seancën e sotme ka qenë edhe paralajmërimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara lidhur me kërcënime të mundshme që lidhen me Iranin, një çështje që ka shtuar tensionin dhe vëmendjen në diskutimet parlamentare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.