E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Kam një drekë të rëndësishme’, zbulohet arsyeja pse Lulzim Basha iku me vrap nga Teatri
Politikë

‘Kam një drekë të rëndësishme’, zbulohet arsyeja pse Lulzim Basha iku me vrap nga Teatri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u largua në mënyrë të befasishme nga salla e Teatrit Kombëtar, aty ku janë ngujuar prej disa orësh, aktivistë dhe aktorë që kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar.

Basha qendronte përgjatë gjithë kohës me telefonin në dorë, duke ngritur kureshtjen se me kë po komunikonte, kur befas Basha u largua.

Në dalje të Teatrit Kombëtar, teksa ishte në oborr, Basha bëri me dije se kishte një drekë me rëndësi me ndërkombëtarët ndaj iku.

“Nesër firmoset marrëveshja mes PD dhe Teatrit Kombëtar.Po largohem se kam një takim me kryetarët e bashkive dhe një drekë me diplomatët. Mbështetja jonë do të vazhdojë”, tha Basha.

Lëvizja e Bashës lidhet me tensionet tek Teatri Kombëtar, ku u përplasën qytetarët e aktivistë me policinë për të mos lejuar shembjen e godinës. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.