E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kamala Harris mbledh 81 milionë dollarë brenda 24 orësh
Lajme

Kamala Harris mbledh 81 milionë dollarë brenda 24 orësh

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka marrë miliona dollarë donacione për fushatën e saj elektorale. Brenda vetëm 24 orësh pasi ajo shpalli zyrtarisht se synon të zgjidhet si kandidatja presidenciale e demokratëve, ekipi i saj elektoral njoftoi se ka marrë 81 milionë dollarë donacione nga më shumë se 888,000 donatorë.

Si ish-prokurore dhe si një grua që mbështet viktimat e seksizmit, Kamala Harris nisi një sulm të ashpër ndaj Donald Trump. Në paraqitjen e saj të parë si kandidate e mundshme për presidente, Harris sulmoi kundërshtarin e saj, duke theksuar se ai ishte dënuar për një sërë krimesh të rënda, duke përfshirë sulmin seksual ndaj një gazetareje dhe autores Elizabeth Jean Carroll. Nga ana tjetër, vetë Kamala Harris ishte një kryeprokurore për një kohë të gjatë në shtetin e Kalifornisë.

Kamala Harris mbledh 81 milionë dollarë brenda 24 orësh

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris. Fotografi: Alex Brandon/AP/picture alliance

Harris mbështetet tani tek ekipi i fushatës së Joe Biden-it, i cili e ka ndryshuar tani emrin në “Harris për President”. Në një e-mail Biden-i u kërkoi mbështetësve të tij që të dhurojnë për fushatën e Kamala Harris-it.

Pelosi mbështet Harris-in

Ish-kryetarja me ndikim e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, njoftoi se mbështet zëvendëspresidenten Kamala Harris si kandidate e demokratëve për presidente.

Kamala Harris mbledh 81 milionë dollarë brenda 24 orësh

Nancy Pelosi. Fotografi: THOMAS KIENZLE/AFP/Getty Images

Më parë ajo nuk kishte bërë asnjë deklaratë mbështetjeje për Harris-in. “Politikisht, nuk ka dyshim se si grua në politikë Kamala Harris është brilante dhe e zgjuar dhe kam besim të plotë se ajo do të na çojë drejt fitores në nëntor,” deklaroi Pelosi.

Tre guvernatorë të tjerë për Harris-in

Pasi presidenti amerikan Joe Biden u tërhoq nga gara për një mandat tjetër, gjithnjë e më shumë demokratë amerikanë po mbështesin zëvendësen e tij Kamala Harris. Kandidaturën e Harris-it e mbështet tani edhe guvernatori i Illinois J.B. Pritzker. Sipërmarrësi miliarder shkroi në platformën “X” se është krenar që mbështet zëvendëspresidenten Harris për Presidente të Shteteve të Bashkuara.

Kamala Harris mbledh 81 milionë dollarë brenda 24 orësh

Guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer. Fotografi: Ryan Garza/USA TODAY Network/IMAGO

Edhe guvernatori i Maryland-it, Wes Moore dhe guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer, e cila gjithashtu konsiderohej herë pas here si kandidate, i premtuan tani mbështetjen e tyre Harris-it. “Le ta fitojmë këtë garë, Kamala Harris!” shkroi ajo në “X”, ku postoi një deklaratë në të cilën shprehte mbështetjen e saj për zëvendëspresidenten./ DW

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.